Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Atentati në Rinas, situatë sensitive dhe e rëndë”/ Kreu i AMP: Kallëzim penal në prokurori për procesin e rekrutimit
Ngjarje sensitive dhe të rëndë, e ka konsideruar kreu i AMP, Eduard Merkaj, atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Agjenti i AMP, Muçi Shalianji. Ndërsa ndodhej në seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, Merkaj tha se në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë. “Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Kemi bërë disa prononcime ku janë bërë publike të gjitha masat e marra. Në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë. Sot janë marrë masa për hetim disiplinor ku konstatohet për një përjashtim nga AMP dhe vëretje të tjera. Drejtori...