Manastiri dhe Vlora, dy shtyllat e bashkimit kulturor e kombëtar të shqiptarëve

Manastiri dhe Vlora, dy shtyllat e bashkimit kulturor e kombëtar të shqiptarëve

Kongresi i Manastirit u shndërrua në themelin e parë të arkitekturës kombëtare. Ai krijoi kodin e komunikimit, simbolin e bashkimit dhe shenjtërinë e shkronjës. Ndërsa Pavarësia e Vlorës ngriti mbi këtë themel godinën e shtetit shqiptar, duke e bërë realitet politik ëndrrën që Manastiri e kishte artikuluar shpirtërisht. Nga Prof.dr Skender ASANI Në historinë e kombeve ka ngjarje që ndalojnë kohën dhe i japin drejtim fatit të një populli. Për shqiptarët, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 është një nga ato ngjarje që e tejkalon përkohshmërinë e vet dhe bëhet dritare e shpirtit kombëtar. Ai nuk ishte vetëm mbledhje e dijetarëve e patriotëve, por një akt i madh i vetëdijes historike, një përpjekje për ta përkthyer identitetin e shpirtit në formë të shkronjës, për ta...