“Paqja Fiskale”/ Ministri Malaj: Nuk është amnisti, por shansi i fundit për debitorët para se të merren masat!

“Paqja Fiskale”/ Ministri Malaj: Nuk është amnisti, por shansi i fundit për debitorët para se të merren masat!

Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjet e paketës fiskale. Fokusi kryesor ishte tek prezantimi i dy nismave ligjore të njohura si ‘Paqe Fiskale’, me bizneset që kanë detyrime tatimore të papaguara, ku borxhet më të vjetra se 10 vite fshihen automatikisht. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të projkeligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore, do të fshihen automatikisht gati 1 miliardë euro.  Malaj theksoi se nëpërmjet paqes fiskale nuk do të falet asnjë përgjegjësi penale, por do të arrihet mbyllja e borxheve të vjetra që tashmë janë parashikuar. Ministri theksoi se në fakt, paqja fiskale është një mundësi për bizneset dhe individët që të çlirohen nga borxhet më të vjetra se 10 vjet....