Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
FMN: Shqipëria ka hapësira të kufizuara fiskale për të përballuar shpenzimet në rritje
FMN vlerëson se në të ardhmen Shqipëria do të përballet me një valë të re presionesh fiskale që kërkojnë veprim të menjëhershëm. Edhe pse borxhi publik është më i ulët se në shumë vende të BE-së, hapësira për shpenzime të reja është e kufizuar, vlerëson raporti i FMN-së “Long-Term Spending Pressures in Europe”, i cili analizon rreziqet afatgjata për financat publike të vendeve evropiane, përfshirë Shqipërinë. Sipas raportit, suksesi do të varet nga aftësia për të krijuar institucione fiskale afatgjata, të cilat do të mund të rrisin të ardhurat pa dëmtuar rritjen ekonomike. Këto të ardhura duhet të jenë në gjendje të përballojnë objektivat sociale dhe ato të klimës në buxhet. Në mungesë të këtyre reformave, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Juglindor do të përballen...