Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume, ja çfarë parashikon Paketa Fiskale

Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume, ja çfarë parashikon Paketa Fiskale

Paketa fiskale parashikon edhe ndryshimin e ligjit ‘Për Procedurat Tatimore’, me qëllim reduktimin e informalitetit, dhe kufizimin e pagesave me para në dorë. “Në këtë paketë janë parashikuar katër masa, ku e para ka të bëjë me bizneset, të cilat do të lejohen të kryejnë transaksione në kesh me njëra-tjetrën deri në shumën 100.000 lekë nga 150.000 lekë që parashikohet aktualisht në kuadrin ligjor. Mbi këtë vlerë çdo biznes do të duhet ta kryejë pagesën nëpërmjet bankës. Gjithashtu bizneset do të lejohen të shesin për konsumatorët mallra dhe shërbime me para në dorë deri në shumën 500.000 lekë. Mbi këtë shumë çdo shitje do të duhet të realizohet tërësisht nëpërmjet transaksioneve bankare apo formave të tjera elektronike”, tha Malaj. Për të reduktuar përdorimin e parave...