Kili drejt një përplasjeje historike: Komunistja Jara dhe ultrakonservatori Kast në balotazh

Kili drejt një përplasjeje historike: Komunistja Jara dhe ultrakonservatori Kast në balotazh

Kili do të zgjedhë presidentin e ri më 14 dhjetor, ku në balotazh do të përballen kandidatja e Partisë Komuniste, Jeannette Jara, dhe udhëheqësi ultrakonservator i Partisë Republikane, José Antonio Kast. Me 40% të votave të numëruara, përparësia e tyre në raundin e parë konsiderohet tashmë “e pakthyeshme”, sipas rezultateve zyrtare të Servel. Jara kryeson me 26,45%, e ndjekur nga Kast me 24,46%, ndërsa në vend të tretë, me surprizë, renditet populisti Franco Parisi me 18,62%. Gati 16 milionë kilianë votuan jo vetëm për presidentin e ri, por edhe për të rinovuar Dhomën e Deputetëve dhe gjysmën e Senatit, në një proces ku dominuan çështjet e sigurisë, emigracionit, ekonomisë dhe pakënaqësia ndaj klasës politike. Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të fortë polarizimi, në sfondin e...