Elidon Kotorri përballet me dy akuza të reja, Gjykata e Tiranës shtyn seancën paraprake

Elidon Kotorri përballet me dy akuza të reja, Gjykata e Tiranës shtyn seancën paraprake

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë seancën paraprake ndaj Elidon Kotorrit, një emër i njohur i botës së krimit nga vitet 2000, pasi janë bashkuar dy dosje penale kundër tij. Kotorri, i cili ka përfunduar një dënim prej 25 vitesh burg për një vrasje të trefishtë, tani përballet me dy akuza të tjera të reja: kundërshtim të forcave të policisë dhe arratisje nga vendi i dënimit (thyerje e masës së arrestit shtëpiak). Vendimi për bashkimin e dosjeve është marrë nga gjyqtari paraprak, duke kërkuar më shumë kohë për prokurorin që të njihet me të dyja akuzat, pasi ato janë hetuar nga prokurorë të ndryshëm. Pas lirimit nga burgu në vitin 2019, ku kishte kryer një dënim për vrasjen e Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe...