Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Tre ditë pas refuzimit për t’u paraqitur në SPAK lidhur me hetimin për ngjarjet e 21 janarit, Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte i thirrur në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën e njohur si “Partizani”. Berisha ka pretenduar se nuk ka marrë fletëthirrje për çështjen e 21 janarit dhe ka sulmuar SPAK-un, por Prokuroria e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë, duke theksuar se Berisha e ka refuzuar paraqitjen dy herë më parë. Kryedemokrati tashmë ka bërë “traditë” sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani. Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj. Sipas SPAK, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi gjatë kohës që ishte kryeministër ka ndërmarrë veprime konkrete...