Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta

Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta

Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 09:57 Seanca paraprake e programuar për dosjen ku është i pandehur Ilir Meta ,kryetar i partisë së Lirisë  u shty ditën e sotme në Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Shtyrja u vendos për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej i angazhuar në një proces gjyqësor në Lezhë. GJKKO ka caktuar si datë të re për seancën e ardhshme 27 nëntor, ora 12:30. Meta, bashkë me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe tre persona të tjerë (përfshirë Pirro Xhixho dhe Ema Çoku) akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) për vepra penale, si korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë, pastrim parash dhe mosdeklarim...