Bisedimet SHBA-Iran/ Hyn në lojë Italia, Roma ndërmjetëse! Trump kërcënon me sulme!

Bisedimet SHBA-Iran/ Hyn në lojë Italia, Roma ndërmjetëse! Trump kërcënon me sulme!

Italia do të jetë ndërmjetëse e raundit të ardhshëm të bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, i cili do të zhvillohet në Romë, e konfirmuar kjo nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. “Patëm një kërkesë nga palët e interesuara, nga Omani që po luan rolin e ndërmjetësit, dhe dhamë një përgjigje pozitive. Roma konfirmohet si një kryeqytet i paqes dhe ndërmjetësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha negociatat që mund të çojnë në zgjidhjen e çështjes bërthamore, por edhe në ndërtimin e paqes”, u shpreh Tajani. Ky do të jetë takimi i dytë midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit brenda tetë ditëve. Tajani la të kuptohet se pavarësisht angazhimit të Romës, Omani gjithashtu do të vazhdojë të shërbejë...