Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

Avokati Genci Gjokutaj ka bërë një thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme para Kryeministrisë, duke e cilësuar si një betejë për mbrojtjen e demokracisë. Në reagimin e tij, Gjokutaj ka kritikuar demokratët e zhgënjyer që kanë paralajmëruar mungesën, duke i cilësuar si “dezertorë” në një moment që ai e përshkruan si “agonia e pushtetit dhe prag i rënies së tij”. Sipas tij, mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën, por vetëm për kryeministrin dhe mbështetësit e tij. “Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte. Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë,” – u shpreh Gjokutaj. Ai ka theksuar se protesta do të nisë nesër në orën 18:00...