Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Tregoni kujdes”, Ministria e Mbrojtjes jep alarmin: Ja çfarë pritet të ndodhë me motin javën e ardhshme
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se, sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, vendi pritet të përfshihet nga mot i keq gjatë gjithë javës, me reshje të dendura shiu dhe dëbore, si dhe shtrëngata në disa zona.Sipas parashikimeve, dita e hënë, 17 nëntor 2025, do të nisë me reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata, ndërsa në pjesën tjetër të vendit priten reshje të dobëta. Intensiteti i tyre pritet të rritet gjatë orëve të pasdites. Të martën, 18 nëntor, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin. Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra...