Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Krijoi disa raste, Arbër Hoxha: Shqipërisë i mungoi fati ndaj Anglisë
Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në fushë, në humbjen 0-2 të Shqipërisë ndaj Anglisë. Pas ndeshjes, sulmuesi foli për Tv Klan, ku theksoi se dhemb që nuk u shfrytëzuan rastet. Hoxha u shpreh se Shqipërisë i mungoi edhe fati ndaj Anglisë. “Besoj se bëmë një ndeshje të mirë. Unë u mundova të bëj detyrën time. Besoj se ia dola të bëj diferencën. Krijuam raste dhe nuk shënuan. Kjo na dhemb. Besoj se na mungoi edhe fati pak. Anglia nuk krijoi shumë. Kane shënoi në rastin e parë. Është një lojtar klasi. Vrapova nga zona në zonë për të ndjekur aksionin. Mendova të gjuaja në krahun tjetër dhe nuk ia arrita. Kjo më dhemb. Bajrami më dha një top të shkëlqyer. Të...