344 MILIONË EURO NDEZIN KOSOVËN/ KOMUNAT SOT NË PROTESTË

344 MILIONË EURO NDEZIN KOSOVËN/ KOMUNAT SOT NË PROTESTË

Kosova nis shtatorin me një përplasje të fortë mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Kryetarët e komunave do të dalin sot, 1 shtator, në orën 11:00, në protestë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Në qendër të përplasjes janë paratë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pretendon se prej vitit 2022 komunave u janë marrë nga buxhetet mbi 344 milionë euro për detyrime të krijuara në nivelin qendror. Sipas tij, vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, rreth 55 milionë euro janë marrë nga buxhetet komunale, ndërsa 37.5 milionë euro të të hyrave vetanake të komunave janë bllokuar. Rama argumenton se këto janë para që duhet të përktheheshin në shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe investime për qytetarët. Por protesta...