Aksident tragjik në Irlandë, humbin jetën 5 të rinj

Aksident tragjik në Irlandë, humbin jetën 5 të rinj

Një tragjedi ndodhi mbrëmjen e djeshme në Irlandë, ku pesë të rinj humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në qarkun Louth. Sipas policisë, përplasja ndodhi kur një makinë me gjashtë persona u godit nga një SUV. Pesë viktimat, tre meshkuj dhe dy femra të moshës 21 dhe 23 vjeç, po udhëtonin drejt Dundalk-ut në momentin e ndeshjes. Kryeministri irlandez Micheal Martin u shpreh “i mpakur dhe i tronditur”, duke shprehur ngushëllimet për familjet dhe miqtë e viktimave e të plagosurve. Në kisha anembanë Irlandës u mbajtën lutje për ta. Policia bëri thirrje për çdo dëshmitar të aksidentit ose për këdo që ka pamje nga kamerat e makinave në zonë mes orës 20:30 dhe 21:15 të së shtunës, të kontaktojë...