Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Instituti i Gjeoshkencave: Dy ditë reshje intensive në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë
Instituti i Gjeoshkencave njofton se nesër (e hënë, dt. 17) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Shumica e reshjeve priten prej pasdites së nesërme. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UKV) duke iu referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, bën me dije se ditën e hënë, datë 17 nëntor...