Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren (Emri)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Lushnjë- Berat në afërsi të fshatit Çiflik. Sipas burimeve, një automjet tip Benz me targa AA022 PR ka përplasur një kalimtare. Shqiponja Gjoshi 53-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.