Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Horror në Rusi/ Ishte hedhur në një pellg, brenda çantës së shkollës gjenden pjesë të trupit të një fëmije
Një çantë shpine shkolle që përmbante mbetjet e një fëmije të moshës shtatë deri në dhjetë vjeç, u gjet në një pellg të parkut të Moskës, tha departamenti i qytetit i Komitetit Hetimor Rus. Pjesë të trupit të një fëmije u gjetën gjatë punimeve të rinovimit në pellgun Golyanovo. Zhytësit ekzaminuan pellgun, por nuk gjetën asnjë pjesë tjetër të trupit. Një hetim është duke u zhvilluar. Një çështje penale është iniciuar sipas nenit 105 të Kodit Penal Rus (vrasje). Sipas policisë, fëmija, i cili ende nuk është identifikuar, ka vdekur jo më shumë se dy ditë më parë./ TASS.