Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Manuali i rrëzimit”/ Romani i Jonila Godoles që i jep përgjigje pyetjes se kush e rrëzoi bustin e Enver Hoxhës
Është shkurti i vitit 1991 kur gazetari gjerman vjen në Tiranë me shpresën për të gjetur vajzën që pëlqen Martën, rastësia e bën dëshmitar të rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës në shesh. 34 vite më vonë, gazetari rikthehet të ta takojë po të njëjtët njerëz, të cilët pretendojnë se kanë rrëzuar përmendoren. Ky është subjekti i “Manualit të rrëzimit” të studiueses Jonila Godole, një roman mbi kujtesën, heshtjen dhe mënyrën si ia tregojmë vetes të kaluarën. “Ky libër më shumë se sa i jep përgjigje pyetjes se kush e rrëzoi statujën, hap pyetje të reja se di duhet ta kujtojmë të shkuarën dhe çfarë përfaqëson ajo në kujtesën tonë kolektive”, u shpreh studiuesja Jonila Godole . Ky botim vjen pas një pune 5-vjeçare, ku...