I dënuar me 6 vjet burg për drogë, kush është i kërkuari që u ekstradua nga Italia

I dënuar me 6 vjet burg për drogë, kush është i kërkuari që u ekstradua nga Italia

Një tjetër shqiptar i kërkuar nga drejtësia është ekstraduar së fundmi nga Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë. Si rezultat i bashkëpunimit mes dy agjencive, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit Klajdi Murrizi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim. Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë. Ai ka hedhur...