Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Niko Peleshi: Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot një cikël të ri dhe të veçantë historiko-institucional, kushtuar fjalimeve që kanë formësuar shtetin dhe kulturën parlamentare shqiptare. Kjo nismë është ndërmarrë nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili theksoi rëndësinë e rikthimit të dokumenteve dhe fjalimeve themelore që kanë orientuar rrugëtimin e shtetit shqiptar për më shumë se një shekull.Cikli hapet me rikthimin e Mbledhjes së Parë të datës 21 janar 1924, ku përmes Inteligjencës Artificiale, vjen sot me një qartësi zëri e figure Luigj Gurakuqi, një prej personaliteteve më të ndritura të kombit. Në fjalën e tij, Gurakuqi artikulonte besimin se Shqipëria kishte dëshmuar aftësinë për t’u bashkuar dhe për të ndërtuar institucionet e veta, se shteti i ri kishte nevojë për themele të forta, ligje...