Shpërthejnë protestat kundër presidentes Sheinbaum në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

Shpërthejnë protestat kundër presidentes Sheinbaum në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

Mijëra qytetarë marshuan të shtunën në Mexico City në një protestë masive kundër krimit të dhunshëm dhe qeverisë së presidentes Claudia Sheinbaum. Sipas autoriteteve, të paktën 120 persona u plagosën gjatë përplasjeve, 100 prej tyre efektivë policie. Protesta, e udhëhequr kryesisht nga grupime të rinjsh, u zhvillua edhe në disa qytete të tjera të vendit. Ajo mori mbështetje të gjerë nga qytetarë të revoltuar pas një serie vrasjesh të profilit të lartë, përfshirë edhe atentatin ndaj kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Manzo, i cili u vra më 1 nëntor gjatë një aktiviteti të “Ditës së të Vdekurve”. Manzo ishte i njohur për denoncimin e hapur të karteleve dhe kërkesat për goditje të forta ndaj tyre. Gjatë protestës, turmat rrëzuan pjesë të barrierës që mbron Pallatin Kombëtar,...