Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ukraina kërkon rifillimin e shkëmbimit të 1.200 të burgosurve të luftës me Rusinë
Ukraina po punon për rifillimin e shkëmbimit të të burgosurve të luftës me Rusinë, me synimin që të lirohen rreth 1.200 ukrainas, deklaruan Presidenti Volodymyr Zelensky dhe kreu i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov. “Po mbështetemi te rifillimi i shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të publikuar sot në Telegram, duke shtuar se po zhvillohen shumë takime, negociata dhe telefonata për këtë çështje. Rustem Umerov njoftoi të shtunën se ka zhvilluar bisedime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Ukrainës, për të ringritur procesin e shkëmbimit të të burgosurve të luftës. “Si rezultat i negociatave, palët ranë dakord të rikthehen te marrëveshjet e Stambollit, që parashikojnë lirimin e 1.200 ukrainasve”, tha ai në një postim në Telegram. Nga Moska nuk...