Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ukraina kërkon shkëmbimin e 1.200 të burgosurve me Rusinë
Ukraina po punon për të rifilluar procesin e shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë, me shpresën për lirimin e 1,200 qytetarëve ukrainas, konfirmuan presidenti Volodymyr Zelensky dhe kreu i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov. “Ne po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve,” tha Zelensky. “Shumë takime, negociata dhe telefonata po i kushtohen kësaj çështjeje.” Kryetari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, bëri të ditur se ka zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të ringjallur procesin e shkëmbimeve. “Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të kthehen te marrëveshjet e Stambollit,” tha ai. “Bëhet fjalë për lirimin e 1,200 ukrainasve.” Deri tani nuk ka pasur reagim nga Moska mbi deklaratat e Kievit. Marrëveshjet e Stambollit, të ndërmjetësuara nga Turqia në...