Mjet shpëthyes në godinë! Televizioni francez fik transmetimin live, evakuohet stafi

Mjet shpëthyes në godinë! Televizioni francez fik transmetimin live, evakuohet stafi

BFMTV FRANCË- Një situatë e pazakontë në Francë ka shkaktuar panik për drejtuesit e kanalit informativ të lajmeve BFMTV. Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:27 një email kërcënues ka mbëtitur në kanalet zyrtare të medias ku është njoftuar se në godinë është vendosur një mjet shpërthyes. Menjëherë pas njoftimit, kjo media ka ndërprerë transmetimin live. Policia franceze ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë të mundur evakuimin e të gjithë punëtorëve, gjithashtu u kryen kontrolle të detajuara sigurie. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë BFMTV në rrjetin X, duke bërë të ditur se puna është pezulluar perkohesisht, derisa televizioni nisi transmetimin në orën 17:52 pas verifikimeve dhe largimit të rrezikut nga policia. Nos locaux ont été évacués suite à une alerte de sécurité. Les...