Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
24-vjeçarja përndiqet me makinë, të dhënat personale ia publikojnë në rrjetet sociale
Një 24-vjeçare nga Lezha ka kaluar çaste frike dhe tensioni pas përndjekjes nga një person i paidentifikuar. Sipas Policisë, shtetasja L. A. ka kallëzuar se individi e ka ndjekur me automjet, i ka shkruar në telefon dhe ka publikuar të dhënat e saj personale në rrjetet sociale. Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe po punon për identifikimin e personit të dyshuar. Njoftimi: Shtetasja me inicialet L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social. Sa më sipër, vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan...