Nesër “ndeshen” Shqipëri-Angli në Air Albania/ Policia blindon kryeqytetin, publikon planin e masave

Nesër “ndeshen” Shqipëri-Angli në Air Albania/ Policia blindon kryeqytetin, publikon planin e masave

foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Angli, që do të luhet nesër më 16 nëntor në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Për mbarëvajtjen e ndeshjes do të kryhen kontrolle të imtësishme dhe nuk do të lejohen banderola me përmbajtje raciste, fishekzjarrë, flakadane, lëndë piroteknike apo sende të tjera. Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë në orën 15:00. Ndërsa duke nisur nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime qarkullimi në të gjitha rrugët përreth stadiumit. Forcat e rendit do të shoqërojnë ekipin e Anglisë nga mbërritja në Rinas deri në largim. NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT: Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes...