Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rita Ora pjesë e fushatës humanitare të “Evening Standard”: Historia ime si refugjate formoi gjithçka që jam sot!
Showbiz E Shtunë, 15 Nëntor 2025 18:21 Këngëtarja me famë botërore Rita Ora i është bashkuar fushatës dimërore të “Evening Standard” për të ndihmuar refugjatët, personat pa strehë dhe familjet që përballen me pasiguri ushqimore në Londër. Iniciativa mbështetet edhe nga organizata “Comic Relief”, e cila ka kontribuar me 500,000 £ për këtë nismë. Në intervistën dhënë për “Evening Standard”, Rita ka rrëfyer historinë e saj si fëmijë refugjate nga Kosova, duke theksuar se kjo përvojë ka qenë thelbësore në formimin e identitetit të saj. “Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam,” u shpreh këngëtarja, duke kujtuar momentin kur familja e saj u largua nga Kosova për t’i shpëtuar përndjekjeve ndaj shqiptarëve. Ajo tregoi se prindërit e saj nisën gjithçka nga...