9 muaj në qeli/ Veliaj kërkesë GJKKO: Më mohojnë lirinë, ende nuk kam asnjë faqe të dosjes

9 muaj në qeli/ Veliaj kërkesë GJKKO: Më mohojnë lirinë, ende nuk kam asnjë faqe të dosjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për t’u njohur me aktet e dosjes në ngarkim të tij. Veliaj ndodhet prej 9 muajsh në qeli, por pretendon se ende nuk është njohur me dosjen dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në burg. Në kërkesën drejtuar Gjykatë së Posaçme, Veliaj kërkon vetëm dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen e tij: Një kopje fizike të dosjes, që ai të mund ta lexojë vetë dhe kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. Në kërkesë theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këto të drejta elementare e bën çdo hap të mëtejshëm të pavlefshëm, duke shndërruar procesin në një formalitet që cenon drejtësinë. KËRKESA: Nëse gjykata, pavarësisht kësaj kërkese legjitime...