Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar”, Robert Bosch: Ish-krerët, të pafajshëm
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që prej gati 5 vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë, do të shpallen të pafajshëm. “Procesi po ecën shumë ngadalë, siç dihet, por tani të paktën po mundohen ta finalizojnë me dëshmitarët e prokurorisë. Sipas asaj që mbaj mend dhe di, kjo fazë do të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa aktgjykimi pritet vitin e ardhshëm. Megjithatë, siç e kam thënë edhe më herët, mendoj se aktgjykimi do të rezultojë me lirimin e të gjithëve.” Në një intervistë për Ekonomia Online, ai thekson se edhe dëshmia e ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, do të konfirmojë se UÇK nuk ishte...