Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hera e parë në histori, kinezët regjistrojnë momentin kur supernova copëton yllin
Shkencëtarët e Universitetit të Tsinghua në Kinë u bënë të parët që arritën të regjistronin momentin kur një supernova copëton një yll; ata mundën të dokumentojnë formën që merr vala e goditjes gjatë gllabërimit të sipërfaqes së yllit në shuarje. Supernova SN 2024ggi, mbahej nën vëzhgim që prej prillit të vitit të kaluar. Vdekja e një ylli masiv është një proces i përbërë që fillon kur ylli shteron lëndën djegëse për fusione në bërthamën e tij. Yjet janë në një ekuilibër të ndjeshëm – me bashkimin e atomeve më të lehta në më të rënda (p.sh. hidrogjen në helium) krijohet energji, e cila prodhon një trysni të jashtme që parandalon shembjen gravitacionale të yllit, shpjegon Science Alert. Në yjet me masë më të madhe, pas...