Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë
Një vit pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, në vitin 2013, një konglomerat i madh, grupi Agrokor, me peshë sa 15% e PBB-së së vendit, falimentoi. Keqmenaxhimi financiar para anëtarësimit e bëri të papërballueshme konkurrencën pas hapjes së tregjeve të BE-së. Për shkak të madhësisë, falimenti i Agrokor vuri në rrezik gjithë ekonominë e Kroacisë, ndërsa u desh ndërhyrja e BE-së për ristrukturimin e grupit. Shembulli i Kroacisë është i vlefshëm edhe për vendin tonë. Nëse qeveria shqiptare përmbush mbylljen e negociatave dhe realizon anëtarësimin brenda vitit 2030, shumica e bizneseve shqiptare, sidomos në sektorin prodhues, do të përballen me presion të fortë nga hapja e tregjeve me BE-në, nëse nuk përmbushin standardet. Ekspozimi përballë një tregu të madh do t’i vendosë sektorë të caktuar...