La fëmijët në shkollë dhe më pas u zhduk, gjendet e pajetë në një pyll 31-vjeçarja në Itali

La fëmijët në shkollë dhe më pas u zhduk, gjendet e pajetë në një pyll 31-vjeçarja në Itali

Një grua 31-vjeçare me origjinë moldave, Axenia Manoli, është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Cave, pranë Romës. Gruaja rezultonte e zhdukur që nga e enjtja, pasi kishte shoqëruar fëmijët e saj 7 dhe 11 vjeç në shkollë. Trupi i saj u lokalizua të premten, rreth 200 metra larg makinës së parkuar. Sipas raportimit të Il Messaggero, komuniteti lokal shpreh dyshime mbi versionin fillestar të ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në disa pista. Ndërkohë, mediat italiane bëjnë të ditur se autoritetet po analizojnë edhe një letër që, sipas të afërmve, 31-vjeçarja mund të ketë lënë në banesë para zhdukjes. Manoli ishte shpërngulur në Cave dy vite më parë, pasi kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë. Ajo jetonte me fëmijët dhe partnerin e...