Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Shkodrës pasi ndihmonte emigrantë nga vende të treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë, u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Policia thotë se 43-vjeçari Klajdi Llozhi i transportonte me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person. Po ashtu, i arrestuari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. “Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër. Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”. Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme. 43-vjeçari u kap në flagrancë, në...