Buxheti 2026! Rama: Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve! Pensioni mesatar do të shkojë 400 euro

Buxheti 2026! Rama: Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve! Pensioni mesatar do të shkojë 400 euro

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin dhe degjesën publike për Projekbuxhetin 2026 për Tiranën. Rama deklaroi se gjatë këtij mandati do të angazhojnë 1.7 miliardë euro për pensionistët, ku përveç bonusit do të ketë edhe rritje mujore të pensioneve. Kreu i qeverisë u shpreh se në zonat urbane vlera mesatare e pensionit do të shkojë 400 euro, ndërsa në zonat rurale, 180 euro.  Edi Rama: Ne kemi vendosur, angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt, duke filluar nga janari i vitit që vjen, dhe çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Çfarë do të marrin pensionistët në 2026, do të dyfishohet në 2027, do trefishohet në 2028, do katërfishohet në...