Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, gjashtë të plagosur transportohen në spital
Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. Top Channel