“Përmende një emër që unë nuk e them prej vitesh”/ U pyet për Berishën, Rama: Merrem me të vetëm në fushatë, e keqja më e madhe e këtij vendi

“Përmende një emër që unë nuk e them prej vitesh”/ U pyet për Berishën, Rama: Merrem me të vetëm në fushatë, e keqja më e madhe e këtij vendi

Në takimin me qytetarët e Njësisë numër 3 në Tiranë, Rama u pyet dhe për fjalët e Berishës sa i përket bonusit të fundvitit dhe rritjes së pensioneve. Ai e quajti kryetarin e Partisë Demokratike si të keqen më të madhe të vendit dhe se bonusi i fundvitit do të ndodhte sërish edhe këtë dhjetor. “Përmende dikë që unë s’ia përmend emrin prej vitesh. Merrem me të vetëm në fushatë, se ndryshe as nuk e llogaris. Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi. Është një frymë, një kënetë e madhe ku ai është thjesht vetëm bufi i madh, po aty çfarë nuk ka.  E mira është që e asaj që ne themi, njerëzit e kanë shumë të thjeshtë ta...