EMRI/ I mori qytetarit 21 mijë euro për ta dërguar në SHBA, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

EMRI/ I mori qytetarit 21 mijë euro për ta dërguar në SHBA, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Ahmet Bellahun, i shpallur në kërkim për mashtrim. Gjykata e Tiranës e kishte dënuar 40-vjeçarin në vitin 2024 me 6 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Ai dyshohet se kishte përfituar nga një shtetas 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë:  I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur...