Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Aksident ne Fier-Roskovec, grupi hetimore ne vendgjarje
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 09:54 Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në një mënyrë që la pas katër të plagosur, përfshirë të dy drejtuesit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me ta. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në gjendje kritike, por situata mbetet serioze. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar dëmet materiale. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal në këtë aks, që njihet si një nga pikat më të rrezikshme...