Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e Putin me tre zyra pothuajse identike?

Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e Putin me tre zyra pothuajse identike?

Në një raport të transmetuar më 11 tetor 2020, një gazetar i televizionit shtetëror rus u tregon me entuziazëm shikuesve çfarë i pret: pjesë nga një intervistë me presidentin Vladimir Putin dhe, ndër të tjera, lajme për testimin e një rakete hipersonike, për të cilën Moska ishte mburrur kamotshëm. “Pas intervistës, më shumë punë”, thotë gazetari, duke përsëritur narrativin e Kremlinit se Putini punon pa pushim për të mbajtur vendin të sigurt dhe të fortë. Një mbishkrim në këndin e ekranit thotë “Novo-Ogariovo” – rezidenca kryesore presidenciale në periferi të Moskës – dhe në video shfaqet Putini duke u drejtuar drejt derës së zyrës së tij dhe duke zgjatur dorën për ta hapur. Dhe aty qëndron e vërteta: pozicioni i dorezës së derës dhe disa...