Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nga marrëveshja për emigrantët tek Diella, intervista e kryeministrit Rama me gazetarin italian Bruno Vespa: Marrëdhënia jonë me Italinë është e veçantë
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali pati një intervistë me gazetarin italian Bruno Vespa. Kryeministri u pyet rreth marrëveshjes së emigracionit mes Italisë dhe Shqipërisë, për të cilën Rama tha se shumë shpejt do të ketë një përgjigje në nivel europian dhe shtoi se shumë shtete të tjera europiane janë interesuar për bashkëpunim, por kryesocialisti tha se vendi ynë ka refuzuar pasi një marrëveshje e tillë është ekskluzivitet i Italisë. Ndër të tjera kryeministri tha se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në takimin e dy qeverive janë të rëndësishme, por veçoi atë të mbrojtjes duke marrë parasysh edhe situatën gjeopolitike në Europë. Rama tha se dëshiron që Europa të paraqesë një ide të qartë për paqe në Ukrainë dhe të tregojë ndikimin...