Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kujtesë për kryeministrin dhe ministren e Shëndetsisë/Prof. Dr. Rifat Frashëri , “ministri” i parë i Shëndetësisë së Shtetit Shqiptar
Shkruar nga Saimir Kadiu Prof. Dr. Rifat Frashëri ( 1862 – 15 NENTOR 1934) “Ministri” i pare i Shendetesise se shtetit shqiptar. Prof. Dr. Rifat Frashëri, mikrobiolog e virolog i shquar bashkautor me kolegë të Institutit Paster në Paris, i disa zbulimeve të rëndësishme për shëndetësinë botërore në fushën e virologjisë dhe të vaksinave, sidomos kundër epidemive të Lisë dhe të Tërbimit. Në Kongresin e Lushnjës më 23 janar 1920, Prof. Dr. Rifat Frashëri u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë shqiptare (pararendëse kjo e një ministrie të mirëfilltë shendetesie). Ai njihet si shkencëtar dhe akademik me emër në Europë, në Universitetet turke e franceze. Ishte patriot i shquar, mik dhe i afërt me vëllezërit Frashëri. Vdiq në Shqipëri, 91 vjet me...