Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Transformim në spitalin e Onkologjikut”, Rama: Në buxhetin 2026 vendosëm për herë të parë fondet për barnat e kancerit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në njësinë 2 në Tiranë, ku po flet për buxhetin 2026. Rama tha se spitali Onkologjik është transformuar sa i përket infrastrukturës. Ai u ndal edhe tek barnat, ku theksoi se në buxhetin e vitit 2026 është vendosur për herë të parë fonde për barnat e kancerit. Rama: Sot ekonomia përgjigjet pozitivisht si rrjedhojë e reformës që kemi bërë. Spitali onkologjik, transformimi është i jashtëzakonshëm sa i përket infrastrukturës. Aty ku dobësia e madhe krijoi dhe dobësi për atë ngjarje skandaloze që pamë të gjithë. Barnat për kancerin janë barna shumë të shtrenjta, të cilat duhet të përmbushin nevojat. Në buxhetin e vitit 2026 kemi vendosur për herë të parë nevojat për barnat për kancerin. Që njerëzit tanë që shkojnë aty...