Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip

Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip

Ellie Goulding është gati për epokën e saj të re! Këngëtarja britanike, 38 vjeçe, ka lançuar të premten, më 14 nëntor, këngën e saj më të re “Destiny”, së bashku me një video muzikore, ku shfaqet i dashuri i saj, Beau Minniear. Kënga është pjesë e projektit të saj të ri muzikor dhe shënon debutimin e saj solo pas albumit të pestë Higher Than Heaven, i cili doli në vitin 2023. Kjo është gjithashtu kënga e saj e parë pas ndarjes nga burri Caspar Jopling, me të cilin ishte martuar për katër vjet e gjysmë dhe që shpalli ndarjen në vitin 2024. “Kur e regjistrova këtë këngë, ndjeva një pastrim shpirtëror. Më bëri të ndihem më e mirë, sikur shpërblimi ishte vetë unë,” tha Ellie...