Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se sipas hetimeve, Bufi dyshohet se i ka kërkuar një shtetasi të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në aktivitete të partive të tjera, duke ushtruar presion përmes referencave ndaj ndihmës sociale dhe një ndërtimi pa leje të konstatuar nga IMT. Në media u publikua edhe një audio-regjistrim ku kryebashkiakja rezulton t’i kërkojë qytetarit të “mos shkojë fare të votojë”. SPAK thotë se kërkesa është bërë nën presion të masave administrative, megjithatë shtetasi me iniciale G.B. e ka ushtruar të drejtën e votës në ditën e...