A do ta përballojë Zelensky skandalin e madh të korrupsionit në rrethin e tij?

A do ta përballojë Zelensky skandalin e madh të korrupsionit në rrethin e tij?

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Një skandal korrupsioni që përfshin Tymur Mindichin, po del të jetë sfidë e madhe politike për ish-partnerin e tij biznesor, presidentin e tanishëm të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn. Mindich dhe të dyshuarit tjerë akuzohen se kanë kërkuar miliona dollarë nga përfituesit e kontratave në sektorin e energjisë. Zelensky ka vendosur sanksione dhe e ka distancuar veten prej tyre. Skandali rrezikon të dëmtojë besimin e Qeverisë së Zelenskyt brenda dhe jashtë shtetit, teksa vazhdon lufta e Rusisë kundër vendit të tij. Figura qendrore në skandalin e korrupsionit, që e ka shkundur Ukrainën, Tymur Mindich, është mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Burimet nga sektori për zbatim të ligjit kanë thënë se Mindich është larguar nga shteti...