SPAK merr të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec/ BIRN: Majlinda Bufi i ushtroi presion një votuesi të opozitës..

SPAK merr të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec/ BIRN: Majlinda Bufi i ushtroi presion një votuesi të opozitës..

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur për presionin e ushtruar ndaj një votuesi të opozitës në zgjedhjet e vitit 2023. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 14 nëntor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e marrë e pandehur për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Sipas prokurorisë, nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit me inicialet G.B. që të mos merrte pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023,...