Sondazhi: Qytetarët perëndimorë të pakënaqur me demokracinë, shqetësime për të ardhmen

Sondazhi: Qytetarët perëndimorë të pakënaqur me demokracinë, shqetësime për të ardhmen

Një sondazhi në nëntë vende perëndimore tregon se kënaqësia me demokracinë është nën 50% në tetë prej tyre, dhe shumica e qytetarëve, përveç Suedisë, janë të shqetësuar për të ardhmen e saj. Lajmet e rreme, mungesa e llogaridhënies politike, ekstremizmi dhe korrupsioni konsiderohen si kërcënimet kryesore për sistemin demokratik. Sondazhi, i realizuar nga Ipsos me pothuajse 10 mijë të anketuar në Kroaci, Francë, Itali, Holandë, Poloni, Spanjë, Suedi, Britani dhe SHBA, zbuloi se vetëm në Suedi shumica e qytetarëve ndihen të kënaqur me demokracinë. Në gjashtë vende, më pak se një e treta e të anketuarve janë të kënaqur: 18% në Kroaci, 19% në Francë, 20% në SHBA, 26% në Britani, 27% në Spanjë dhe 29% në Itali. Në Holandë dhe Poloni opinionet ishin të ndara,...