SPAK reagon zyrtarisht për kryebashkiaken Bufi: Shkeljet që iu konstatuan të pandehurës

SPAK reagon zyrtarisht për kryebashkiaken Bufi: Shkeljet që iu konstatuan të pandehurës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave të  administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media,artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte...