Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Është bërë masakër me provat”, avokati: Vrasja e Aleks Nikës nuk ka qenë nga pakujdesia
Avokati Dorian Matlija, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, deklaroi se “vrasja e Aleks Nikës nuk ka qenë nga pakujdesia” dhe shtoi se me provat e 21 Janarit “është bërë masakër”. “Shumë e rëndësishme për hetimin është predha që u gjet në trupin e Aleks Nikës, e cila është e deformuar në atë mënyrë që nuk identifikohej dot arma, por sot teknologjia është e mundur ta identifikojë atë. Sepse sot laboratorët kriminalistikë në botë kanë filluar të eksperimentojnë me inteligjencë artificiale dhe jo eksperimentive, por rezultate të suksesshme madje në nivele mbi 99.99% siguri. Që do të thotë që e merr atë predhën e deformuar, ta rrafësh me çekiç 8 000 herë, përsëri e merr e fut në një skaner...